Vendimi i “Kushtetueses” për Veliajn, Berisha: U zbatua ligji - Gazeta Express
string(57) "vendimi-i-kushtetueses-per-veliajn-berisha-u-zbatua-ligji"

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2025 11:50

Vendimi i “Kushtetueses” për Veliajn, Berisha: U zbatua ligji

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2025 11:50

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për mediet pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD-së, reagoi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka lënë Erion Veliajn në detyrë.

Berisha u shpreh se, gjyqtarët zbatuan ligjin.

“E komentoj si një vendim të gjyqtarëve që në këtë rast zbatuan ligjin”, u shpreh Berisha.

Por gjithashtu, shtoi ai, “e shoh si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë ligj e moral, ia bëri pa dashje kundërshtarit të tij”.

“Ai e trajtoi në burg në mënyrë që shkeli Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo standard të një shteti ndaj të burgosurve. Me këtë veprim, ai i dha Erion Velisë avantazhin e sotëm de facto”, theksoi ai.

Gjykata Kushtetuese doli sot me një vendim për çështjen e Erion Veliajt, duke i dhënë të drejtë të vijojë detyrën si kryetar i bashkisë së Tiranës.

Togat e zeza në gjykatën kushtetuese kanë vendosur 5 me 3 në favor të tij.

Në këtë mënyrë rrëzohet vendimi i qeverisë që e shkarkonte nga posti pas propozimit që i kishte bërë këshilli bashkiak i Tiranës.