Euronews do të organizojë sot në Bruksel atë që e ka titulluar “Samiti i BE-së për Zgjerimin. Në këtë organizim do të diskutohet për progresin në procesin e anëtarësimit, derisa Komisioni Evropian pritet që të publikojë raportet vjetore të progresit, shkruan Express.
Në këtë organizim do të marrë pjesë Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili edhe do të bëjë fjalimin hyrës në orën 14:10, siç raporton Euronews.
I pranishëm do të jetë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.
Në kuadër të organizim do të jetë edhe një panel ku pritet që të flasin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski dhe kryeministri i Malit të Zi, Filip Ivanovic.
Poashtu do të ketë edhe një organizim me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, dhe ngjarja do të mbyllet me një organizim ku do të marrë pjesë presidenti serb, Aleksander Vucic.
Sipas raportimeve në media, nuk dihet nëse do të marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi thuhet ta ketë anuluar pjesëmarrjen./Express/