Një punonjës policie dhe tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Shkodër janë vënë nën hetim dhe do të paraqiten periodikisht në policinë gjyqësore, me vendim të Gjykatës së Shkodrës.
Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndaj tyre rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohet se kanë lejuar ndërtime të paligjshme në zonën e Vaut të Dejës. Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas informacioneve se disa persona po favorizoheshin për ndërtim pa leje.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të identifikuar të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.