Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk do të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Europian për zgjerimin, i cili zhvillohet sot në Bruksel. Sipas gazetarit Ergys Gjençaj për News24, Rama e ka anuluar udhëtimin në momentin e fundit, ndonëse ishte parashikuar të merrte pjesë në forum së bashku me ministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Samiti, që mbahet nga ora 14:00 deri në 17:00, do të mbledhë liderë të rajonit dhe të vendeve kandidate, përfshirë kryeministrin malazez Milojko Spajiç, atë maqedonas Hristijan Mickoski, presidentin serb Aleksandër Vuçiç, presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidenten moldave Maia Sandu.