Përparim Rama u pyet nga Hajrulla Çeku “ku janë autobusët e rinj” gjatë debatit mes tyre në Pressing në T7.
Pjesë nga debati mes tyre:
Çeku: BERZH e ke nënshkru vetë, çka ka lidhje me buxhetin dhe bllokadën nuk kanë ardhë autobusët?
Rama: Po ta shpjegoj edhe pse nuk e kupton…
Çeku: BERZH dhe shumë mundësi të financimit ndërkombëtarë nuk i ka gëzu qytetari i Prishtinës sepse i keni shkatërru ndërmarrjet….
Rama: A e përfundove? Një rast për herë të parë në histori ku kryeqyteti bllokohet nuk i kemi as të hyrat vetanake për me i pagu linjat tona të autobusëve. Sot e gjashtë muaj nuk kanë marrë asnjë cent operatorët privat për shërbimet e tyre, i falënderoj publikisht sot që qendrojnë me ne, si rezultat i bllokadës së Qeverisë…
Video: