Në përballjen Rama-Çeku në Pressing në T7, dy kandidatët për Prishtinën u pyetën “se a ndërruan mendje për njëri-tjetrin”, gjatë garës për kryeqytetin.
Në këtë pyetje fjalën e mori kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili tha “gara për kryeqytet duhet me qenë në aspektin e ideve, koncepteve e programeve…”
Gjatë përgjigjes, Rama tha “kemi has në probleme të mëdha në aspektin e nivelin qëndror, këto janë fakte që dihen…”.
Ndërsa, kandidati i LVV-së për Prishtinën, Hajrulla Çeku tha se “politikën duhet me tentu me depersonalizu kur je në pozitë publike…”.
Ai deklaroi se ka “qenë i hapur e korrekt, por mendimi më ka ndryshu rrugës kur kam pa qasje jokorrekte nga z.Rama…”, u shpreh Çeku.
Video: