Rasti i peshqve me kryma rikthehet në qendër të debatit, Buzhala mbron Pecin - Gazeta Express
string(75) "rasti-i-peshqve-me-kryma-rikthehet-ne-qender-te-debatit-buzhala-mbron-pecin"

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 19:26

Rasti i peshqve me kryma rikthehet në qendër të debatit, Buzhala mbron Pecin

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 19:26

Në emisionin Kosova Live, gjatë diskutimit për performancën e ministrave dhe kryetarëve të komunave, gazetari Viktor Buzhala e vlerësoi ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, si “ministrin më të mirë të Qeverisë Kurti 2”.

Deklarata e tij solli reagime në studio. Opinionisti Muhamet Bytyqi komentoi me kritika duke thënë:

“Ma i miri ministër që na bjen peshqi me kryma.”

Në përgjigje, Buzhala tha se ministri Peci nuk ka përgjegjësi për rastin e peshqve të ndotur:

“Se bjen ai peshkun me kryma, ai e ka nxon dhe e ka asgjesu.”

Debati vijoi me replika, ku Bytyqi tha se Peci kishte ushtruar presion që peshqit të mos asgjësoheshin, ndërsa Buzhala e kundërshtoi këtë, duke sqaruar se “çdo peshk që transportohet mund të ketë lavra, edhe në vende të tjera si Gjermania”.

Në këtë pjesë të debatit, Buzhala argumentoi se rasti i “peshqve me kryma” është interpretuar gabim dhe se ministri Peci ka vepruar sipas procedurave të duhura.