Top Channel: Kushtetuesja vendos kundër Qeverisë, e rikthen Veliajn kryetar të Tiranës - anulohen zgjedhjet - Gazeta Express
string(103) "top-channel-kushtetuesja-vendos-kunder-qeverise-e-rikthen-veliajn-kryetar-te-tiranes-anulohen-zgjedhjet"

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 17:10

Top Channel: Kushtetuesja vendos kundër Qeverisë, e rikthen Veliajn kryetar të Tiranës – anulohen zgjedhjet

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 17:10

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Top Channel raporton se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.