Avokati zbulon identitetin e serbit që u plagos dhe u rrëmbye në Leposaviq, ia drejton një pyetje Vuçiqit: A do të mbetet Milani invalid? - Gazeta Express
string(134) "avokati-zbulon-identitetin-e-serbit-qe-u-plagos-dhe-u-rrembye-ne-leposaviq-ia-drejton-nje-pyetje-vuciqit-a-do-te-mbetet-milani-invalid"

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 17:00

Avokati zbulon identitetin e serbit që u plagos dhe u rrëmbye në Leposaviq, ia drejton një pyetje Vuçiqit: A do të mbetet Milani invalid?

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 17:00

Ivan Niniq, avokat në Serbi, ia ka bërë në X disa pyetje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me Milan Vukashinoviqin, personin që thotë se u qëllua të shtunën në Kosovë dhe i cili, sipas tij, u dërgua në Qendrën Klinike të Nishit.

Avokati e quajti përgjegjës Vuçiqin, të cilin e pyeti se a u qëllua Vukashinoviq për vdekje të shtunën në fshatin Jelacke në Leposaviq.

“Meqenëse përgjegjësit po heshtin, duhet të parashtroj disa pyetje për A. Vuçiqin, B. Gashiqin dhe drejtorin e VBA-së, Gjuro Jovaniq: A është qëlluar për vdekje të shtunën rreth orës 16:00 në fshatin Jelakce/Leposaviq MILAN VUKASHINOVIQ (1986), të cilit po i luftojnë për jetën në Qendrën Klinike të Nishit?”, pyeti ai.

“A iu është hequr Milanit në Qendrën Klinike të Nishit veshka e majtë dhe cipëza e zemrës?”, shtoi ai.

Avokati pyeti edhe se “a ka ende plumb në shtyllën kurrizore Milani dhe a nuk dihet ende?”.

“A do të mbetet invalid Milani dhe sa gjak ka humbur gjatë transportit nga Prokuplja në Nish? A është qëlluar Milani nga pas dhe pse? A kishin pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë uniforma maskuese pa shenja dalluese? A ka marrë pjesë, përveç ushtrisë, edhe ‘dikush tjetër’ në aksionin e gjuetisë ndaj Milanit? A ishin 3 xhipat në terren pa targa? A është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes, kush e ka kryer dhe kur? Ku është ‘Lada Niva’-ja e Milanit? A menduat se kjo do të fshihej? A mendoni se askush, asnjëherë, nuk do të japë përgjegjësi?”, shkroi Niniq.

Milan Vukashinoviq e ka përkrahur hapur ish-zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq dhe e ka kundërshtuar po hapur Listën Serbe.

Më herët, atij i ishte vendosur edhe eksploziv në veturë, ishte ndaluar për disa orë në pikën kufitare në Jarinjë dhe ishte sulmuar disa herë tjera.