Paulo Dybala mezi i mbajti lotët në stol pasi humbi një penallti dhe pësoi një dëmtim në humbjen 1-0 të Romës ndaj Milanit të dielën.
Ishte një mbrëmje e tmerrshme për Dybalan në “San Siro”, pasi sulmuesi argjentinas u dëmtua gjatë ekzekutimit të një penalltie kundër “Rossonerëve” – penallti të cilën e humbi.
Kjo ishte penalltia e parë që ai nuk arrin ta shndërrojë në gol në 19 tentativa në nivel klubesh.
Herën e fundit që kishte gabuar nga pika e bardhë ishte në nëntor 2021 me Juventusin kundër Salernitanas.
“DAZN” shfaqi pamje të Dybalas të dëshpëruar në stolin e Romës pasi u zëvendësua.
Si fa ipnotizzare da Maignan, poi arriva anche un nuovo problema fisico ⚠️
— DAZN Italia (@DAZN_IT) November 2, 2025
Non la miglior serata per Paulo Dybala ❤️🩹 In panchina, con gli occhi lucidi 🥺#Dybala #MilanRoma #SerieAEnilive #DAZN pic.twitter.com/9hw30kGOpM
“Gjëja më e keqe nga e gjitha në atë penallti është se Dybala u dëmtua,” tha Gasperini për “DAZN” pas përfundimit të ndeshjes.
“Tani duhet të shohim sa gjatë do të mungojë, sigurisht të paktën deri pas pushimit për ndeshjet ndërkombëtare. Kjo është humbja më e madhe e mbrëmjes”, vazhdoi ai.
Fitorja e Milanit e lejoi skuadrën kuqezi të kapte Romën dhe Interin në vendin e dytë në Serie A me 21 pikë, vetëm një më pak se kryesuesit Napoli./GazetaExpress/