Ish-diplomati Avni Arifi, tha për Front Online se mos përparimi i Kosovës drejt integrimeve evropiane nuk është faji i opozitës, por i pozitës.
Sipas tij Opozita mund të fajësohet vetëm për faktin se nuk ka qenë aq aktive për të detyruar Qeverinë të ndërmarrë hapa konkretë.
“Opozita nuk ka marrë vendime, nuk bënë ligje, opozita nuk plotëson kritere, ne mund ta fajësojmë opozitën se nuk ka qenë mjaft aktive për me detyru pozitën me bë veprime, mirëpo përgjegjësia për hapat e Kosovës drejt integrimeve evropiane është e Qeverisë”, tha ai.
Arifi tha se në rast se Kosova do ta kishte marrë statusin e kandidatit, merita do t’i takonte qeverisë dhe kryeministrit Kurti. Pra tani, sipas tij Qeveria duhet të marrë edhe përgjegjësinë për dështimin dhe “çmimin” e tij.
“Nëse ne do ta kishim marrë statusin e kandidatit kush do t’i merrte lëvdatat, natyrisht Qeveria dhe Kurti tash le të marrin edhe përgjegjësinë dhe çmimin e dështimit”, shtoi ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...