Trump nxjerr nga xhepi listën e luftërave që thotë se i ndali - Përfshirë Kosovën dhe Serbinë - Gazeta Express
string(91) "trump-nxjerr-nga-xhepi-listen-e-lufterave-qe-thote-se-i-ndali-perfshire-kosoven-dhe-serbine"

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 13:02

Trump nxjerr nga xhepi listën e luftërave që thotë se i ndali – Përfshirë Kosovën dhe Serbinë

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 13:02

Presidenti i Amerikës Donald Trump ka folur edhe njëherë për luftërat që ai i ka ndaluar, i gruar në emisionin “60 Minutes” të CBS, Trump në një moment nxori një letër nga xhepi i tij i brendshëm i xhaketës.

Në të ishin të renditura luftërat që ai pretendon se i ka përfunduar, duke e quajtur veten presidenti i paqes.

“Janë 8 nga 9 luftërat që i kam përfunduar. E dini si i zgjidha. Në 60% të rasteve, ju thashë nëse nuk ndaloni së luftuari, do të vendos tarifa mbi vendet tuaja dhe nuk do të jeni në gjendje të bëni biznes me SHBA-në”, ka thënë Trump.

Në letrën të cilën ai nxori nga xhepi, figuron edhe Kosova e Serbia.

“Solla një listë. Shikojeni këtë. Luftëra. Sa prej tyre kam zgjidhur. Kamboxhia dhe Tajlanda. Kosova dhe Serbia…” tha Trump duke numëruar edhe luftërat e tjera që thotë se i ndali sapo erdhi në pushtet.

Videon e momentit kur ai e bën këtë veprim, mund ta ndiqni nga minuta 21:00