Mickoski nga Kërçova: Ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që mundemi për projekte që do të sjellin jetë moderne - Gazeta Express
string(108) "mickoski-nga-kercova-ne-si-qeveri-do-te-bejme-gjithcka-qe-mundemi-per-projekte-qe-do-te-sjellin-jete-moderne"

Maqedoni

Gazeta Express

03/11/2025 11:37

Mickoski nga Kërçova: Ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që mundemi për projekte që do të sjellin jetë moderne

Maqedoni

Gazeta Express

03/11/2025 11:37

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristijan Mickoski mbërriti në Kërçovë, ku po mbahet festa kryesore e fitores së koalicionit të udhëhequr nga partia në pushtet në zgjedhjet lokale.

“Ju votuat për mua si njeri,” tha kryetari i ri i komunës, Aleksandar Jovanovski, i cili premtoi se nuk do të bëjë ndarje.

“Sytë janë plot dhe shpirti është i mbushur. Ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që mundemi për projekte që do të sjellin jetë moderne për qytetarët e Kërçovës. Sonte do të festojmë e do të gëzohemi, ndërsa nga nesër do t’i përvjelim mëngët për punë,” i tha Mickoski Jovanovskit, njofton TS.

“Kërçova sot u çlirua nga një njeri që pasurohej mbi kurrizin e qytetarëve të saj. Kërçova fitoi bashkim” ,tha Mickoski, duke falënderuar të gjithë ata që votuan për të.