Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren në mbështetje të kryetarit Shaqir Totaj për mandatin e radhës në krye të kësaj komune.
Krasniqi ka thënë se është frymëzuese të shohësh projektet që po realizohen dhe ato që po vijnë, investime që do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve të Prizrenit.
“Por edhe do ta bëjnë kryeqytetin tonë historik edhe më tërheqës për vizitorë nga e gjithë Kosova dhe bota. Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona: i gjallë, krenar dhe me vizion. Sot një javë, qytetarët e Prizrenit do ta rikonfirmojnë besimin e tyre për Shaqën dhe katërvjeçarin e ardhshëm të zhvillimit e krenarisë qytetare”, ka shkruar lideri i PDK-së, në Facebook.