Po transportonte një emigrant drejt Greqisë, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë - Gazeta Express
string(76) "po-transportonte-nje-emigrant-drejt-greqise-arrestohet-29-vjecari-ne-sarande"

Lajme

Gazeta Express

02/11/2025 14:39

Po transportonte një emigrant drejt Greqisë, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

Lajme

Gazeta Express

02/11/2025 14:39

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Sarandës. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt kufirit me Greqinë.

I riu u kap në vendin e quajtur “Sorone” në Xarë. Sipas policisë i riu po transportonte me makinë një emigrant nga Pakistani, kundrejt pagesës me qëllim që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Greqisë. Automjeti tip “Volskwagen” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Xarë, Sarandë. Goditet nga Policia Kufitare, një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një 29-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm, drejt kufirit me Greqinë.

Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Komisariati i  Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në territor, konstatuan në vendin e quajtur “Sorone”, Xarë, një automjet tip “Volkswagen”, me të cilin po transportohej një shtetas i huaj i parregullt.

Nga veprimet hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 29 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, po transportonte një emigrant nga Pakistani, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Greqisë.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, njofton policia.