Kalimi i fundit në Tiranë para Kryeministrisë, Fatos Nano përcillet për në varreza - Gazeta Express
string(81) "kalimi-i-fundit-ne-tirane-para-kryeministrise-fatos-nano-percillet-per-ne-varreza"

Lajme

Gazeta Express

02/11/2025 13:18

Kalimi i fundit në Tiranë para Kryeministrisë, Fatos Nano përcillet për në varreza

Lajme

Gazeta Express

02/11/2025 13:18

Arkivoli me trupin e pajetë të ish-kryeministrit shqiptar ka bërë xhiron e fundit përpara kryeministrisë, ku Fatos Nano shërbeu 3 herë në krye të qeverisë shqiptare.

Ky është nderimi më i lartë që i bëhet një personaliteti shtetëror i cili ka mbajtur detyrën e kryeministrit.

Qindra njerëz ndoqën kortezhin duke duartrokitur dhe duke hedhur lule mbi arkivol.

Fatos Nano vdiq të premten në moshën 73-vjeçare. Ai do të varroset ne një ceremoni private familjare në varrezat e Sharrës në kryqytetin shqiptar.