Albin Kurti bën homazhe për Fatos Nanon në Tiranë, me të edhe Albulena Haxhiu - Gazeta Express
string(76) "albin-kurti-ben-homazhe-per-fatos-nanon-ne-tirane-me-te-edhe-albulena-haxhiu"

Lajme

Gazeta Express

02/11/2025 11:44

Albin Kurti bën homazhe për Fatos Nanon në Tiranë, me të edhe Albulena Haxhiu

Lajme

Gazeta Express

02/11/2025 11:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, i cili vdiq të premten në moshën 73-vjeçare.

Së bashku me të ishte Albulena Haxhiu, nënkryetarja e Kuvendit.

Kurti u ndal edhe për të shkruar në librinë e zisë për ish-kryeministrin dhe liderin historik të Partisë Socialiste të Shqipërisë.