Ruçi: Nano, një qytetar ekselent, i vetmi që në zgjedhjet e para që i humbi dha dorëheqje e ua la partinë të rinjve - Gazeta Express
string(112) "ruci-nano-nje-qytetar-ekselent-i-vetmi-qe-ne-zgjedhjet-e-para-qe-i-humbi-dha-doreheqje-e-ua-la-partine-te-rinjve"

Lajme

Gazeta Express

02/11/2025 11:26

Ruçi: Nano, një qytetar ekselent, i vetmi që në zgjedhjet e para që i humbi dha dorëheqje e ua la partinë të rinjve

Lajme

Gazeta Express

02/11/2025 11:26

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi e quajti vëlla Fatos Nanon, liderin historik të Partisë Socialiste që u nda nga jeta të premten në moshën 73-vjeçare.

Ruçi tha se Nano ishte reformues e demokratizues.

“Do mbahet në mend si i pari që në zhgjedhjet e para dhe të fundit që i humbi dha dorëheqje të parevokueshme, duke e lënë të lirë forcën politike dhe gjeneratën e re për të marrë drejtimin e saj”, tha ai.

“Fatos Nano do të ngelet një qytetar ekselent, një intelektual i klasit të parë, një politikan race dhe do të mbahet në mend si i pari politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet”, tha ndër tjerash Ruçi.