Arsenali ka vazhduar me fitore në Premierligë.
“Topçinjtë” triumfuan pastër 0:2 në udhëtim ndaj Burnleyt në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit anglez.
Gyokeres kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes.
Në të 35-tën, Declan Rice realizoi bukur me kokë pas asistit nga Trossard.
Ky ishte edhe epilogu i ndeshjes, pasi në pjesën e dytë nuk pati më gola.
Kjo fitore e dërgon Arsenalin në kuotën e 25 pikëve në vendin e parë, shtatë më shumë se Bournemouth që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Burnley mbetet me 10 pikë në pozitën e 17-të.