Tifozi i Man Utd mbetet pa i prerë flokët, “Djajtë e Kuq” barazojnë me Nottinghamin - Gazeta Express
string(80) "tifozi-i-man-utd-mbetet-pa-i-prere-floket-djajte-e-kuq-barazojne-me-nottinghamin"

Futboll

Gazeta Express

01/11/2025 17:57

Tifozi i Man Utd mbetet pa i prerë flokët, “Djajtë e Kuq” barazojnë me Nottinghamin

Futboll

Gazeta Express

01/11/2025 17:57

Pas tri fitoreve radhazi, Manchester United tani ka barazuar në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” barazuan 2:2 me Nottingham Forestin në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit anglez.

Casemiro kaloi mysafirët në epërsi me një gol me kokë në minutën e 34-të, shkruan Gazeta Express.

Fillimi i pjesës së dytë ishte fatal për Manchester Unitedin, që pranuan dy gola për dy minuta.

Gibbs-Ëhite dhe Savona realizuan për ta përmbysur rezultatin.

E në minutën e 81-të, Amad Diallo realizoi për epilogun e këtij takimi.

Kësisoj, edhe tifozi viral i Manchester Unitedit, i cili ka vendosur të mos i prejë flokët derisa ekipi i tij i zemrës të shënojë pesë fitore radhazi duhet të presë edhe më gjatë.

Me këtë barazim, Manchester United shkon në 17 pikë në vendin e pestë.

Në anën tjetër, Nottingham Forest mbetet i 18-ti me gjashtë pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/