Tejkalim shpejtësie, perdorim telefoni e tejkalim në vijë të plotë, Policia në hall me shoferët në rajonin e Ferizajit - Gazeta Express
string(116) "tejkalim-shpejtesie-perdorim-telefoni-e-tejkalim-ne-vije-te-plote-policia-ne-hall-me-shoferet-ne-rajonin-e-ferizajit"

Lajme

Gazeta Express

01/11/2025 17:02

Tejkalim shpejtësie, perdorim telefoni e tejkalim në vijë të plotë, Policia në hall me shoferët në rajonin e Ferizajit

Lajme

Gazeta Express

01/11/2025 17:02

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë patrullimeve dhe mbikëqyrjes së trafikut rrugor, kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj katër shoferëve të cilët kanë kryer kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor.

Në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj është ndaluar shoferi A.J. (22 vjeç), i cili me automjetin VW Golf po qarkullonte me 90 km/h në zonën me kufizim shpejtësie prej 50 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për tre muaj.

Rasti i dytë është regjistruar në fshatin Muhovc të Ferizajt. Policia ka ndaluar shoferin A.M. (24 vjeç) me automjetin VW T-Roc me targa vendore, i cili kishte masë mbrojtëse aktive nga data 09.09.2025 deri më 08.03.2026. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 6 muaj, si dhe sekuestrim i automjetit.

Në rrugën magjistrale, në fshatin Sojevë, është ndaluar në flagrancë shoferi H.R. (31 vjeç), i cili gjatë ngasjes së automjetit VW Golf po përdorte telefonin celular. Pas verifikimeve u konstatua se kjo ishte hera e dytë që i njëjti person kryente të njëjtën kundërvajtje.

“Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për tre muaj”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës më 01.11.2025.

Rasti i katër është evidentuar në rrugën magjistrale, në fshatin Mirosalë, kur Policia ka ndaluar shoferin T.Z. (31 vjeç), i cili me automjetin Citroën C3 me targa vendore kishte bërë tejkalim në vijë të plotë. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për tre muaj.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve”- përfundon njoftimi i organeve të rendit.