Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka njoftuar publikisht të shtunën se ai dhe këngëtarja Nicki Nicole nuk janë më çift.
18-vjeçari e konfirmoi lajmin për Javi Hoyos në emisionin “D Corazón” (siç raporton Diario Sport).
Duke mohuar zërat që qarkulluan gjatë javës se ai e kishte tradhtuar këngëtaren argjentinase, Lamine sqaroi: “Ne nuk jemi më bashkë. Nuk ka të bëjë me ndonjë tradhti. Thjesht jemi ndarë, dhe kaq. Gjithçka që po thuhet nuk ka lidhje me marrëdhënien tonë.”
Tifozët e Barcelonës shpresojnë që kjo situatë personale të mos ndikojë në performancat e Lamine Yamal në fushë.
Anësori është kritikuar për paraqitjet e tij të fundit, veçanërisht për atë ndaj Real Madridit fundjavën e kaluar.
Kjo ndodh ndërkohë që Lamine po përballet edhe me një problematikë kronike të pubalgjisë në zonën e ijëve./GazetaExpress/