U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli - Gazeta Express
string(75) "u-arrestua-ne-shqiperi-bosi-turk-i-kriptomonedhave-gjendet-i-vdekur-ne-qeli"

Shqiperi

Gazeta Express

01/11/2025 15:07

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

Shqiperi

Gazeta Express

01/11/2025 15:07

“Mbreti” i kriptomonedhave të falimentuar “Thodex”, Faruk Fatih Özer është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë.

Lajmi u konfirmua nga transmetuesi shtetëror TRT, sipas të cilit po zhvillohet një hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve të para, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Ozer të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa pritet që autopsia të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes, raporton Bloomberg.

Faruk Fatih Özer u arrestua më 30 Gusht të vitit 2022 në vendin tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqi, ku u ekstradua në Prill vitit 2023.

Themeluesi i Thodex u dënua në vitin 2023 me 11 mijë e 196 vite burg për veprat penale pastrim parash, mashtrim dhe themelim të një organizate kriminale. Prokurorët kishte kërkuar dënimin e tij me 40.562 vjet burg.

Faruk Fatih Özer konsiderohej si norganizatori i një prej skandaleve më të mëdha financiare në historinë e Turqisë, pasi mijëra investitorë humbën paratë e tyre pas kolapsit të bursës së kriptomonedhave Thodex. Ai akuzohej për mashtrim të 391 mijë qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.