Pas fitores 5-0 ndaj Malishevës në mesjavë, Ballkani është ndalur në Suharekë nga Ferizaj.
Ndeshja e luajtur në Stadiumin e Qytetit në Suharekë është mbyllur me barazim, me shifrat 1-1.
Ishte skuadra e Orges Shehut e cila doli e para në epërsi me anë të Ëalid Hamidit në pjesën e parë, më saktësisht në minutën e 16-të.
Me këto shifra u mbyll edhe 45-minutëshi i parë i takimit.
Ndërkaq, në të dytin, Ferizaj shënoi golin e barazimit, me anë të Betim Haxhimusës në minutën e 53-të.
Me këtë barazim, Ballkani shkon në kuotën e 23 pikëve pas 12 xhirove në Superligën e Kosovës.
Ndërkohë, Ferizaj i ik zonës së barazhit – përkohësisht – duke dalë në vendin e shtatë me 14 pikë, para Malishevës që ka 13 sosh.
Prishtina i prin tabelës me 25 pikë, e cila e ka ndeshjen e saj sonte nga ora 18:30 ndaj Gjilanit në “Fadil Vokrri”.
Gjatë ditës së nesërme luhet edhe tri ndeshjet e mbetura nga kjo xhiro, me të tri takimet që nisin nga ora 13:00./GazetaExpress/