Vushtrria ka arritur të marrë një fitore të madhe si vendase ndaj Trepçës në stadiumin “Ferki Aliu”.
Vendasit fituan 4-1 ndaj Trepçës në derbin e kësaj jave në Ligën e Parë, shkruan “Gazeta Express”.
Të besuarit e Armend Dallkut e siguruan fitoren qysh në pjesën e parë, duke shënuar tre gola në 45-minutëshin e parë.
Serinë e golave e hapi Klejdi Paloka në minutën e tretë të takimit.
Pas tij, golin për 2-0 e shënoi Ebrima Jatta në minutën e 36-të.
Për 3-0 shënoi mesfushori i njohur kosovar, Bujar Shabani në minutën e 42-të.
Në minutën e 46-të të pjesës së parë, Trepça arriti ta zbutë epërsinë e vendasve në 3-1, me golin e shënuar nga Alhassan.
Në pjesën e dytë, pavarësisht tentimeve, Trepça nuk bëri më asgje, teksa skuadra e Dallkut e shënoi edhe një gol.
Ishte Albijon Shurdhiqi që shënoi për 4-1 dhe për epilogun e takimit.
Me këtë fitore, Vushtrria shkon në kuotën e 34 pikëve pas 15 ndeshjeve në Ligën e Parë, duke e kryesuar tabelën e klasifikimit.
Ndërkaq, Trepça ka 23 pikë nga 15 ndeshje./GazetaExpress/