Mediumi serb “Danas”, ka raportuar për njohjet që Republika e Kosovës ka marrë gjatë këtij viti dhe ka rikujtuar deklarimet e sivjetshme të presidentit serb, Aleksander Vucic, se do të ketë “disa çnjohje të Kosovës”. Sipas gazetës Danas, deri sot, Kosova është duke udhëhequr 2:0.
“Danas” shkruan se edhe pse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar në fillim të vitit se në periudhën e ardhshme dy vende te mëdha do të tërhiqnin njohjen e pavarësisë së Kosovës, por një gjë e tillë s’ka ndodhur, trasnmeton Express.
“Që atëherë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se Kenia , në mars, dhe Siria, disa ditë më parë, e njohën shtetësinë e Kosovës”, shkruan Danas.
“Vuçiç tani po e drejton gishtin nga Turqia për njohjen nga Siria dhe po paralajmëron surpriza në dhjetë ditët e ardhshme, ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç, nuk u lajmërua edhe pse ndodhej në Riad pikërisht në kohën kur Presidenti i Sirisë dhe Osmani po negocionin njohjen me ndërmjetësimin e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman Al Saud”, shkruan tutje gazeta “Danas”.