Nis fushata për pesë bashkitë, rreth 308 mijë qytetarë do të zgjedhin në 9 nëntor kryetarët e rinj - Gazeta Express
string(97) "nis-fushata-per-pese-bashkite-rreth-308-mije-qytetare-do-te-zgjedhin-ne-9-nentor-kryetaret-e-rinj"

Shqiperi

Gazeta Express

01/11/2025 12:50

Nis fushata për pesë bashkitë, rreth 308 mijë qytetarë do të zgjedhin në 9 nëntor kryetarët e rinj

Shqiperi

Gazeta Express

01/11/2025 12:50

Sot nis zyrtarisht fushata elektorale për 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje në datën 9 nëntor; Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.

Rreth 308 mijë qytetare në 5 njësitë e qeverisjes vendore do të zgjedhin të dielën e 9 nëntorit kryetarët e rinj të bashkive.

13 kandidatë garojnë në këto zgjedhje të pjesshme; PS ka prezantuar 5 kandidatë, PD së bashku me aleatët e saj kanë zgjehdur të marrin pjesë në betejën elektorale të 9 nëntorit me kandidatë të pavaruar në të gjitha bashkitë, “Shqipëria Bëhet” ka kandidatin e saj në bashkinë e Cërrikut; në Vlorë garon një kandidat i pavarur, Gjergji Nika dhe në Mat garon e pavarur Suzana Pasha.

Në këto zgjedhje janë regjistruar 6 parti politike; përveç PS dhe PD janë regjistruar edhe Partia e Lirisë, LZHK, Lëvizja e Legalitetit dhe Shqipëria Behet.

Në zgjedhjet e 9 nëntorit votohet vetëm për kryetarët e bashkive, mandati i të cilëve do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.

Vakancat në 3 bashki: Mat, Berat dhe Tepelenë u krijuan në pranverë, pasi 3 drejtuesit e këtyre njësive vendore dhanë dorëheqjen dhe garuan për deputetë për PS.