Lihet në burg picieri që vrau kolegun në Tiranë, avokati: Ka 13 vite që kurohet për çrregullim bipolar - Gazeta Express
string(100) "lihet-ne-burg-picieri-qe-vrau-kolegun-ne-tirane-avokati-ka-13-vite-qe-kurohet-per-crregullim-bipolar"

Shqiperi

Gazeta Express

01/11/2025 12:48

Lihet në burg picieri që vrau kolegun në Tiranë, avokati: Ka 13 vite që kurohet për çrregullim bipolar

Shqiperi

Gazeta Express

01/11/2025 12:48

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg 41 vjeçarin Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij picier Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit.

Në deklarimet që ka bërë para togave të zeza të Gjykatës se Tiranës, 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër. 

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”, ka deklaruar 41 vjeçari.

Ai ka thënë që  nga ana e viktimës acarohej dhe sipas tij viktima mbante thikë dhe thoshte nuk e çaj kokën fare për ty. E njëjta situatë sipas tij ka ndodhur edhe ditën e ngjarjes ku janë konfliktuar

41 vjeçari tha se e ka mësuar një ditë më parë që Indrit Ismaillari ka humbur jetën pasi e dinte vetëm që ishte plagosur dhe ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Avokati mbrojtës i tij Ilir Murati ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar.