Tiranë/ Zbulohet parcela me kanabis në fshatin Mukje, arrestohet 42 vjeçari - Gazeta Express
string(73) "tirane-zbulohet-parcela-me-kanabis-ne-fshatin-mukje-arrestohet-42-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

01/11/2025 10:59

Tiranë/ Zbulohet parcela me kanabis në fshatin Mukje, arrestohet 42 vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

01/11/2025 10:59

Policia e Tiranës ka zbuluar një ambient në zonën malore të fshatit Mukje të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje.

Organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, një 42-vjeçar është vënë në pranga.

Në kuadër të operacionit “Improvizimi” u arrestua shtetasi J. M., 42 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 59 vjeç, njofton policia.

42-vjeçari dyshohet se kishte improvizuar një ambient në territorin malor të fshatit Mukje, të cilin e kishte përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje, ndërsa shtetasi B. M. dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari dhe nuk e kishte kallëzuar.

Gjatë kontrollit, nga ky ambient u sekuestruan 516 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.