“Me mbajt pushtetin përmes klimës së gjendjes së jashtëzakonshme”, Mirena thotë se VV po vepron siç shkruhej në dokumentet e brendshme të tyre - Gazeta Express
string(139) "me-mbajt-pushtetin-permes-klimes-se-gjendjes-se-jashtezakonshme-mirena-thote-se-vv-po-vepron-sic-shkruhej-ne-dokumentet-e-brendshme-te-tyre"

Lajme

Gazeta Express

31/10/2025 22:08

“Me mbajt pushtetin përmes klimës së gjendjes së jashtëzakonshme”, Mirena thotë se VV po vepron siç shkruhej në dokumentet e brendshme të tyre

Lajme

Gazeta Express

31/10/2025 22:08

Analisti Ilir Mirena, i ftuar në Pressing në T7 ka thënë se sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka dëshmuar se është në shërbim të Albin Kurtit.

Mirena ka shtuar edhe se situata aktuale është e rrezikshme, duke shtuar se Kurti dhe VV-ja sipas tij po e dëshmojnë atë që shkruhet në një dokument që e kanë pas të brendshëm, të strategjisë së tyre që kanë thanë ‘’na duhet me mbajte pushtetin përmes klimës së gjendjes së jashtëzakonshme’’

‘’Me u kthy te kjo ça pamë sot, sidomos te kjo ça tha Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, kjo sot e dëshmoi që kjo është komplet në shërbim të Albin Kurtit. Na faktikisht jemi që një vit në zgjedhje. Çka ka ndodh, ka ndodh shkelja e Kushtetutës së Kosovës nja 50 herë, kurrë zëri s’iu ka ngrit, kjo dëshmoi se është në shërbim të Albin Kurtit dhe VV-së, dhe krejt kjo ça po ndodh është qysh këta edhe njëherë me provu me marrë edhe një rezultat të mirë. Kjo situatë është e rrezikshme, shtetin e ka fut në kolaps, dhe nëse vazhdon kështu ne këna mu fut edhe në bllokada të tjera gjatë vitit të ardhshëm, dhe mendoj që kjo i konvenon më së shumti Albin Kurtit. Ne  e dimë njëfar dokumenti që e kanë pas të brendshëm, të strategjisë së tyre që kanë thanë ‘’na duhet me mbajte pushtetin përmes klimës së gjendjes së jashtëzakonshme’’. Këto po e dëshmon Albin Kurti dhe VV, qe një vit janë tu e majt këtë vend në tension, në klimë acaruese, dhe po synojnë edhe në zgjedhjet e ardhshme dhe bllokadat e ardhshme.’’, ka thënë ai.