Krasniqi: U bë qartë se askush se ka shumicën, Presidentja duhet të vijë në këtë konkludim dhe të shpallen zgjedhjet - Gazeta Express
string(114) "krasniqi-u-be-qarte-se-askush-se-ka-shumicen-presidentja-duhet-te-vije-ne-kete-konkludim-dhe-te-shpallen-zgjedhjet"

Lajme

Gazeta Express

31/10/2025 14:15

Krasniqi: U bë qartë se askush se ka shumicën, Presidentja duhet të vijë në këtë konkludim dhe të shpallen zgjedhjet

Lajme

Gazeta Express

31/10/2025 14:15

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në takimin me presidenten Vjosa Osmani asnjë prej partive s’ka dhënë provë që ka shumicë për krijimin e Qeverisë së re.

Ai ka thënë se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që presidentja Vjosa Osmani të procedonte me zgjedhjet e reja.

“Besoj se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që presidentja të vinte në konkludim të tillë dhe të vepronte në drejtim të shpalljes së zgjedhjeve”, ka thënë Osmani.

“Rruga përpara është shpallja e zgjedhjeve”, ka shtuar ai.

Edhe Krasniqi ka thënë se e diela e parë brenda afatit kushtetues, duhet të jetë data e zgjedhjeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement