Përgjigjja e shkurtër: 8gb mjafton për bazë; 16gb e mban kompjuterin të qetë kur hap shumë tabs, bën video-thirrje ose luan lojëra.
Përdorim ditor me e-mail, dokumente dhe rreth 8–10 tabs në browser, plus YouTube/Netflix me pak aplikacione në sfond. Pa editime të rënda dhe pa lojëra moderne, 8GB mjafton.
Ia vlen 16GB kur mban 15–30 tabs dhe bën takime në Zoom/Teams/Meet, punon në Figma/Canva/Photoshop me disa files njëkohësisht ose luan lojëra moderne teksa ke edhe Discord/Browser hapur. Është po ashtu zgjedhja e duhur në laptopë me grafikë të integruar dhe kur përdor monitor 2K/4K e kalon shpesh mes shumë dritareve.
Kur ram-i mbushet, sistemi kalon në swap (ssd), i cili është shumë më i ngadalshëm se ram-i → vonesa në hapje, ngecje në video dhe kalime më të ngadalta mes aplikacioneve.
Windows: task manager → performance → memory. nëse je shpesh >80% dhe disku ka “active time” të lartë, 16gb do të ndihmojë.
macOS: activity monitor → memory. nëse memory pressure shkon në të verdhë/portokalli ose swap used rritet, 16gb bën diferencë.