Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka rrëfyer përjetimet e saj gjatë arrestimit në Itali, në një bisedë të sinqertë e emocionale në “Grida Duma Podcast”. Ajo tregoi se lajmi për akuzat ndaj saj e ka tronditur thellë dhe se nuk mund ta besonte se një situatë e tillë mund t’i ndodhte.
“Ke një akuzë 20 vite e lart dhe gjëja e parë që mendova ishte: çfarë mund të kem bërë unë për ta merituar këtë? Ndoshta ndonjë gjobë e makinës, por s’vlen 20 vite“, tha këngëtarja për përjetimet e saj me karabinierët.
Elsa Lila tregon se si shtangu përballë prangave dhe dilemat që kaloi gjatë arrestimit: “Të gjithë kemi anë të errëta dhe të ndriçuara. Të gjithë kemi lënduar dikë, ndoshta pa dashje. Edhe unë nuk kam qenë gjithmonë e përsosur, por kurrsesi për të merituar burg”, tregoi ajo.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...