Nuk ka nevojë për shumë fjalë që të lësh përshtypje, mjafton një aromë. Një parfum i mirë është si nënshkrimi yt i padukshëm: i veçantë, i kujtueshëm dhe plot karakter. Aroma që zgjedhim çdo mëngjes nuk është rastësore, ajo flet për gjendjen tonë shpirtërore, për mënyrën si e shohim veten dhe si duam të na kujtojnë të tjerët.
Dikush që zgjedh një aromë të freskët, shpesh reflekton energji, qartësi dhe pozitivitet. Këto janë aromat që i japin ditës një fillim të lehtë dhe optimist si Versace Dylan Blue, një parfum që kombinon freskinë e ujit me një prekje druri, perfekt për ata që duan të ndihen të lirë dhe të sigurt.
Nga ana tjetër, aromat e ngrohta, me vanilje, amber apo lule të bardha, shpesh flasin për ndjeshmëri, butësi dhe elegancë klasike. Një zgjedhje ideale për këtë stil është Yves Saint Laurent Libre, i cili bashkon fuqinë dhe feminitetin në mënyrën më natyrale të mundshme.
Ndërsa për ata që duan të lënë gjurmë më të thella dhe misterioze, parfumet me nota druri, piper të zi apo e butë janë gjithmonë zgjedhja e duhur, si Armani Stronger With You, që përfaqëson pasionin dhe vetëbesimin.
Por aroma nuk lidhet vetëm me stilin, ajo lidhet me ndjenjat. Ka njerëz që zgjedhin një parfum sepse i kujton një moment të veçantë, një udhëtim, apo një person që s’e harrojnë kurrë. Aroma është kujtesë.
Në botën e aromave, nuk ka rregulla të ngurta. Mund të zgjedhësh një parfum të ëmbël për ditë me shi, një aromë agrumesh për mbrëmje vere apo një përzierje druri e vaniljeje për momente intime. Rëndësi ka që ajo aromë të jetë e jotja, të ndihesh mirë me të dhe ta bësh pjesë të historisë tënde.
Nëse ende s’e ke gjetur parfumin që flet për ty, është momenti të kërkosh. Në përzgjedhjet më të njohura sot përfshihen Guess Seductive, për dashamirësit e aromave flirtuese dhe sensuale; Hugo Boss Bottled, për meshkujt që duan energji moderne; dhe Carolina Herrera Good Girl, një aromë që ndërthur ëmbëlsinë me forcën femërore në mënyrën më elegante të mundshme.
Sepse në fund, parfumi nuk është vetëm erë e mirë, është mënyra më e dukur për të treguar kush je, pa thënë asnjë fjalë.