“I ke pirë ilaçet…” – Luiz Ejlli ironizon Dojna Memën për Kiarën, publikon ‘mesazhin’ që po bën namin në rrjet - Gazeta Express
string(102) "i-ke-pire-ilacet-luiz-ejlli-ironizon-dojna-memen-per-kiaren-publikon-mesazhin-qe-po-ben-namin-ne-rrjet"

Yjet

Gazeta Express

16/10/2025 19:53

“I ke pirë ilaçet…” – Luiz Ejlli ironizon Dojna Memën për Kiarën, publikon ‘mesazhin’ që po bën namin në rrjet

Yjet

Gazeta Express

16/10/2025 19:53

Një debat i vogël mes moderatorëve dhe personazheve të njohura ka shpërthyer së fundmi në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen e fansave.

Tema nisi nga një deklaratë e Dojna Memës, e cila tha se Kiara Tito e kishte hequr nga ndjekësit në Instagram, por rrjeti shpërtheu me reagime të ndryshme.

Moderatorja e “Portokallisë”, duke qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, sqaroi se nuk e kishte hequr ajo, por se veprimi ishte bërë i pari nga vetë Dojna.

Menjëherë pas kësaj, Mema reagoi përsëri përmes Instastory, ku publikoi një mesazh të shumë viteve më parë me motrën e saj, ku ajo i kërkonte të hiqte Kiarën nga Instagrami, duke bërë kështu situatën edhe më ironike.

Luiz Ejlli, partneri i Kiarës, nuk e la pa koment këtë situatë dhe reagoi me humor. Ai publikoi një “mesazh” të tij dhe Kiara Titon, ku moderatorja e pyet për ndeshjen Serbi–Shqipëri.

Në bisedë, Kiara shkruan:

“Manaj do bëjë gol pjesën e parë, dhe ashtu mbaron.”

Ejlli i përgjigjet:

“I ke pirë ilaçet o jet?”

Ndërkohë Kiara i kthen:

“Ja mbaje mend.”

Bashkangjitur me këtë postim, Luiz Ejlli shtoi me ironi:

“Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndjehem rehat, e nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e paparë, dhe kam shumë interes ta tjerr edhe më shumë se kaq publikisht. Natën e mirë.”

Fansat kanë reaguar me komente pozitive dhe humor, duke vlerësuar ironinë dhe stilin e Luizit, ndërsa tema e debateve mes moderatorëve vazhdon të tërheqë vëmendjen në rrjet. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement