Erden Atiqit iu ndërrua qendra e votimit, e mori vesh vonë - Gazeta Express
string(57) "erden-atiqit-iu-nderrua-qendra-e-votimit-e-mori-vesh-vone"

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 11:11

Erden Atiqit iu ndërrua qendra e votimit, e mori vesh vonë

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 11:11

Erden Atiq, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, ka kryer obligimin e tij.

Atiq, votën e tij e hodhi në shkollën teknike në veri të vendit, transmeton Klankosova.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, u shpreh i pari i Mitrovicës së Veriut.

Atiq, po ashtu iu përgjigj pyetjes së gazetares së Klan Kosovës, Hana Selimit, për ndërrimin e qendrës së votimit të tij.

I njëjti tha se për shkak të mosverifikimit të letërnjoftimit, ka marrë vesh shumë vonë që i është ndërruar qendra e votimit.