Kandidati i LDK’së për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, ka votuar pak më parë.
Ai ka thënë se cdo votë ka rëndësi sepse përmes saj forcohet demokracia dhe përcaktohet e ardhmja.
“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetin tonë. Une dola për të ushtruar të drejtën time për të votuar. Çdo votë ka rëndësi, sepse përmes saj e forcojmë demokracinë dhe e përcaktojmë të ardhmen tonë. Përdoreni edhe ju të drejtën tuaj për të votuar. Zgjedhjet janë momenti më i mirë që zëri juaj të dëgjohet.”