Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bashkë me bashkëshortin Prindon Sadriu, kanë votuar pak më parë.
“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë”, tha ajo.
Osmani i ka uruar suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë në zgjedhje.
Ajo ka thënë se shpreson që vota të mbrohet me çdo kusht.
Osmani i ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë. /Express/