Nga sot nis zbatimi i sistemit EES në disa pika kufitare të BE-së - Gazeta Express
string(65) "nga-sot-nis-zbatimi-i-sistemit-ees-ne-disa-pika-kufitare-te-be-se"

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 7:23

Nga sot nis zbatimi i sistemit EES në disa pika kufitare të BE-së

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 7:23

Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga sot, do të nisë zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ky sistem do të nisë së zbatuari gradualisht në të gjitha pikat kufitare të BE-së.

“Entry/Exit System – EES, është një sistem biometrik i cili regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, duke mbledhur të dhëna: si shenjat e gishtërinjve dhe fotografi. Ky sistem synon përshpejtimin e kontrolleve kufitare dhe eliminimin e vulave në pasaportë. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të monitorojë dhe informojëqytetarët për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë proces”, thuhet në njoftim.