Sa qytetarë kanë të drejtë vote në shtatë komunat kryesore të Kosovës? - Gazeta Express
string(69) "sa-qytetare-kane-te-drejte-vote-ne-shtate-komunat-kryesore-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 7:13

Sa qytetarë kanë të drejtë vote në shtatë komunat kryesore të Kosovës?

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 7:13

Qytetarët e Kosovës sot iu drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur udhëheqësit e pushtetit lokal, kryetarët e komunave dhe asambletë komunale.

Numri i përgjithshëm i votuesve brenda dhe jashtë Kosovës është 2 milionë e 69 mijë e 98 persona.

Në Prishtinë, të drejtë vote kanë 224 mijë e 53 qytetarë.

Në Prizren, të drejtë vote kanë 191 mijë e 752 qytetarë, derisa në Pejë mundësi për ta hedhur “kokrrën” e tyre do të kenë 122 mijë e 99 persona.

E në Ferizaj, 125 mijë e 865 qytetarë do të vendosin se kush do t’i udhëheqë ata për katër vjetët e ardhshme, kurse 124 mijë e 909 qytetarë do të jenë në Gjakovë.

Për pushtetin e tyre lokal, do të kenë mundësi të vendosin 109 mijë e 920.

Në Mitrovicën e Jugut të drejtë vote kanë 86 mijë e 883 qytetarë, kurse në atë veriore 17 mijë e 667 qytetarë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement