Ilir Ferati: Faleminderit qytetarëve të Istogut për besimin dhe mikpritjen - Gazeta Express
string(73) "ilir-ferati-faleminderit-qytetareve-te-istogut-per-besimin-dhe-mikpritjen"

Zgjedhjet

Gazeta Express

11/10/2025 23:29

Ilir Ferati: Faleminderit qytetarëve të Istogut për besimin dhe mikpritjen

Zgjedhjet

Gazeta Express

11/10/2025 23:29

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Istogun, Ilir Ferati, ka përmbyllur fushatën me një mesazh falënderimi për qytetarët, ekipin e tij dhe kundërkandidatët.

“Në këtë ditë të fundit të fushatës, dua t’ju drejtohem me një fjalë të vetme: faleminderit,” ka shkruar Ferati në një postim publik. Ai ka falënderuar familjet e Istogut – në fshat, qytet e lagje – për mikpritjen, besimin dhe bashkëbisedimet gjatë fushatës.

Ferati ka shprehur mirënjohje edhe për ekipin e tij dhe strukturat e LDK-së, si dhe për kundërkandidatët, duke vlerësuar se gara ishte “demokratike, e shëndoshë dhe me respekt”.

Ai ka kujtuar se katër vitet e kaluara ishin ndër më sfidueset, por edhe më të bukurat e jetës së tij, duke i cilësuar si vite të punës, bashkëpunimit dhe besimit qytetar.

Në fund, Ferati u ka bërë thirrje qytetarëve të Istogut që të dalin në votime.

“Siç e thoshte Presidenti Ibrahim Rugova, vishuni bukur e mirë dhe dilni të votoni, sepse duke përmbushur këtë obligim ne tregojmë pjekuri, aktivizëm dhe demokraci qytetare,” ka përfunduar ai,

Advertisement
Advertisement
Advertisement