Ruzhdi Shehu falënderon mërgatën e Junikut: E konfirmuat fitoren e LDK’së - Gazeta Express
string(71) "ruzhdi-shehu-falenderon-mergaten-e-junikut-e-konfirmuat-fitoren-e-ldkse"

Zgjedhjet

Gazeta Express

11/10/2025 21:33

Ruzhdi Shehu falënderon mërgatën e Junikut: E konfirmuat fitoren e LDK’së

Zgjedhjet

Gazeta Express

11/10/2025 21:33

Ruzhdi Shehu, kandidat për kryetar të Junikut, ka deklaruar se për të nuk ka krenari më të madhe sesa kur shoh bashkëvendasit e tij të bashkuar rreth vizionit të LDK-së për Junikun.

Shehu ka shtuar edhe se sot e konfirmuan  përfundimisht fitoren e LDK atje.

Postimi:

Të dashur bashkëvendas,

E dashur mërgatë e Junikut,

Gjithë jetën time i kam shërbyer Junikut me nder dhe përkushtim. Mirëpo për mua nuk ka krenari më të madhe sesa kur shoh bashkëvendasit e mi kaq të bashkuar rreth vizionit të LDK-së për Junikun.

Sot ju e konfirmuat përfundimisht fitoren tonë pa balotazh. Mbi 700 junikas pjesëmarrës në koktelin e falenderimit të organizuar nga LDK dega në Junik.

Për mua është emocion i veçantë kur e shoh që Juniku njëzëri e konfirmon fitoren e LDK-së. Faleminderit 113 herë për përkrahjen tuaj kaq të madhe. Përherë dhe gjithë jetën do të jem në shërbimin tuaj, me mirënjohje për secilin junikas pa dallim, me faqe të bardhë dhe zemër të hapur për Junikun tonë.

Nesër pas procesit zgjedhore, të gjithë junikasit pa dallim, i ftojmë të bashkohen në festën më të madhe në historinë e Junikut, për fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

#LDK113

#JunikuPërtej