Sipas Hekuran Muratit "Qeveria Kurti 3 po vjen" - Gazeta Express
string(45) "sipas-hekuran-muratit-qeveria-kurti-3-po-vjen"

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 16:25

Sipas Hekuran Muratit “Qeveria Kurti 3 po vjen”

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 16:25

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pas kësaj ka bërë një postim të shkurtë ministri  në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se po vjen Qeveria Kurti 3.

“Kurti 3 po vjen”, ka shkruar Murati shkurt në Facebook.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka 15 ditë kohë në dispozicion për të paraqitur para Kuvendit të Kosovës përbërjen e Qeverisë së re.