Serbët nuk po i ndalin provokimet, teksa kanë mbetur edhe pak orë deri në nisje të ndeshjes së madhe mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila luhet në Leskovc, me fillim nga ora 20:45.
Përveç heqjes së flamurit nga stadiumi, një gjest që ata e cilësuan vetëm si një veprim për të shmangur incidentet e pakëndshme, kësaj radhe ishin tifozët vendas që kanë provokuar ekipin kombëtar shqiptar.
Në Nish, aty ku ndodhet dhe hoteli ku po akomodohet ekipi kuqezi, tifozët kanë ngjitur në rrugë parrulla të vogla ku ndodhet harta e Kosovës me flamurin serb.
Një gjest i pahijshëm nga ana e mbështetësve serbë, të cilët vijojnë të mbyllin veshët kur bëhet fjalë për thirrjet e FIFA-s dhe UEFA-s, për të lënë jashtë futbollit politikën./GazetaExpress/