Selver Xhelili u bën thirrje banorëve të Luginës që jetojnë në Gjilan të votojnë për PDK dhe Riad Rashitin - Gazeta Express
string(106) "selver-xhelili-u-ben-thirrje-banoreve-te-lugines-qe-jetojne-ne-gjilan-te-votojne-per-pdk-dhe-riad-rashitin"

Zgjedhjet

Gazeta Express

11/10/2025 15:01

Selver Xhelili u bën thirrje banorëve të Luginës që jetojnë në Gjilan të votojnë për PDK dhe Riad Rashitin

Zgjedhjet

Gazeta Express

11/10/2025 15:01

Ish-kandidati për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Selver Xhelili, i cili në zgjedhjet e kaluara kishte tubuar një numër të madh votash, duke befasuar edhe skeptikët më të mëdhenj, ka ftuar bashkëvendësit e tij nga Lugina e Preshevës, e veçmas nga Malësia e Bujanocit, që jetojnë në Gjilan, të votojnë për PDK-në dhe kandidatin për kryetar, Riad Rashitin, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Xhelili thekson se kjo thirrje vjen për shkak se një pjesë e këtyre banorëve ende përballen me probleme të dokumenteve të identifikimit dhe regjistrimit në Kosovë, ndërsa sipas tij, PDK ka qenë e vetmja parti që u ka dalë në ndihmë në vazhdimësi.

Me prejardhje nga Malësia e Bujanocit, Selver Xhelili njihet si një kontribues i madh në atë zonë, veçanërisht në aspektin human. Ai është shprehur i bindur se bashkëvendësit e tij dinë kënd duhet ta votojnë dhe se vota e tyre nuk do të shkojë huq.