Kanosi sekretaren e Gjykatës, shkak shtyrja e seancës/ Fier, procedohet penalisht 75 vjeçari - Gazeta Express
string(89) "kanosi-sekretaren-e-gjykates-shkak-shtyrja-e-seances-fier-procedohet-penalisht-75-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

11/10/2025 13:35

Kanosi sekretaren e Gjykatës, shkak shtyrja e seancës/ Fier, procedohet penalisht 75 vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

11/10/2025 13:35

Policia e Fierit ka nisur procedimin penal ndaj një shtetasi 75 vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar, ky person dyshohet se për shkak të shtyrjes së seancës gjyqësore, ka kanosur dhe fyer kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.” , njofton policia.