Strukturat policore të vendit tonë, në bashkëpunim me Interpolin në Madrid, kanë ekstraduar një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ndaj 34 vjeçarit Juxhin Drazhi është caktuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’ për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në grup kriminal.
Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, ky shtetas ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.