‘Kaos’ te kombëtarja e Suedisë, tifozët suedezë me kërkesë të veçantë ndaj selektorit Tomasson - Gazeta Express
string(91) "kaos-te-kombetarja-e-suedise-tifozet-suedeze-me-kerkese-te-vecante-ndaj-selektorit-tomasson"

Futboll

Gazeta Express

11/10/2025 13:15

‘Kaos’ te kombëtarja e Suedisë, tifozët suedezë me kërkesë të veçantë ndaj selektorit Tomasson

Futboll

Gazeta Express

11/10/2025 13:15

Kombëtarja e Suedisë po kalon në një krizë rezultatesh në kualifikimet e Kampionatit Botëror të vitit 2026, teksa në këtë ‘kaos’, tifozët suedez kanë shpalosur një kërkesë.

Suedia u mposht mbrëmë nga Zvicra 2-0 në shtëpi, derisa ka mbetur me vetëm një pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluar, duke zënë vendin e fundit në grup.

Pas kësaj disfate, lojtarët e kombëtares suedeze janë vërshëllyer nga tifozët në stadium, gjersa tashmë po kërkohet dorëheqja e selektorit, Jon Dahl Tomasson.

Është vet Tomasson, i cili është pyetur pas humbjes nga Zvicra, teksa ka thënë se i kupton këto kërkesa.

“I kuptoj tifozët, ata duan rezultate dhe fitore. Futbolli ka të bëj me emocionet”, ka thënë Tomasson pas ndeshjes.

Ndryshe, këto zëra dhe ky ‘kaos’ mund të jenë pozitive për Kosovën, pasi ndeshja ndaj Suedisë luhet të hënën në udhëtim dhe mund të jetë ndeshje vendimtare për të dyja kombëtaret./GazetaExpress/