E shtuna e vranët, mundësi edhe për riga shiu - Gazeta Express
string(44) "e-shtuna-e-vranet-mundesi-edhe-per-riga-shiu"

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 7:01

E shtuna e vranët, mundësi edhe për riga shiu

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 7:01

Vranësira të shumta kalojnë ditën e shtunë përgjatë vendit ku orëve të mëngjesit, mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu.

Ditën më pas nuk do të mungojnë intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, derisa ato maksimale pësojnë një rënie të lehtë në 15C e 18C.

Fryn erë veriore e veriperëndimore mesatare e mesatarisht e fuqishme 5-12m/s.

Të dielën orëve të mëngjesit shfaqen kushte për mjegull përgjatë ultësirave. Ditën nuk mungojnë intervale me diell, por kalojnë edhe vranësira.

Temperaturat mbesin të larta prej 17C e 20C. Ditëve të para të javës vijuese, parashihet të mbretëroj mot relativisht stabil, sa me kalime vranësirash, e sa me intervale me diell. Të martën aty-këtu vranësirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.

Temperaturat në një rënie graduale prej 17C deri në 13C, ato maksimale, e minimalet zbresin deri në 3C e 4C. Fryjnë erëra kryesisht veriore e verilindore, të lehta dhe mesatare 3-8m/s./Mendimipërmotin/