Tifogrupi “Dardanët” ka shpalosur një koreografi të madhe dhe unike, me një mesazh të fuqishëm.
“Bashkë, të pathyeshëm” shkruan në koreografinë e “Dardanëve”, ku në mes të tij është komandanti legjendar, Adem Jashari.
Kosova po luan me Slloveninë në “Fadil Vokrri”, me ndeshjen që tashmë ka nisur dhe po zhvillohet minuta e pestë.
Kjo ndeshje luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026./GazetaExpress/